“Propozimi i Presidentit, Joe Biden për buxhetin synon të ulë deficitin e Shteteve të Bashkuara me gati 3 trilionë dollarë përgjatë 10 vjetëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre ndërsa shton se kjo shifër është shumë me tepër se angazhimi i mëparshëm i Biden, për të ulur deficitin me 2 trilionë dollarë.
“Ka një diferencë prej thuajse 6 trilionë dollarësh mes buxhetit të propozuar nga presidenti dhe agjendës së republikanëve në Kongres”, tha Karine Jean-Pierre, duke aluduar se planet e opozitës do të rrisnin borxhin me 3 trilionë dollarë të tjerë.
Presidenti Biden, i cili ka në plan ta prezantojë planin e tij të buxhetit të enjten, e përmendi uljen e deficitit me 2 trilionë dollarë në fjalimin e tij për gjendjen e vendit, në shkurt .
"Këtë javë, unë do t'u tregoj amerikanëve vizionin tim të plotë për buxhetin, për të ulur kostot për familjet dhe për të rritur ekonominë, pa ngritur taksat për këdo që ka të ardhura nën 400,000 dollarë. U bëj thirrje miqve të mi republikanë në Kongres të bëjnë të njëjtën gjë. Tregojini popullit amerikan se çfarë vlerësoni.", u shpreh Presidenti Biden.
Megjithatë, përgjegjës për miratimin e buxhetit është Kongresi, aty ku republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve. /VOA