Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar valën e sulmeve raketore ruse që vranë të paktën 41 njerëz në Ukrainë si një "kujtues i tmerrshëm i brutalitetit të Rusisë", pasi ai u zotua të forcojë mbrojtjen ajrore të Kievit.
Të paktën 166 persona u plagosën në të gjithë vendin, duke përfshirë disa në një spital për fëmijë në kryeqytetin Kiev të hënën.Presidenti i SHBA tha se në takim do të njoftohen përforcime të mëtejshme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Udhëheqësit nga 32 shtetet anëtare të NATO-s, vendet e tyre partnere dhe BE-ja po mblidhen për të shënuar 75-vjetorin e bllokut.
Samiti do të fokusohet në mbrojtjen dhe parandalimin në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne do të shpallim masa të reja për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës për të ndihmuar në mbrojtjen e qyteteve dhe civilëve të tyre nga sulmet ruse”, tha Biden.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet gjithashtu të martën me kërkesë të Ukrainës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres iu bashkua zyrtarëve perëndimorë në dënimin e sulmit raketor të Rusisë ndaj Ukrainës.
Dy persona vdiqën kur një raketë rrafshoi një pjesë të Spitalit të Fëmijëve Ohmatdyt - objekti më i madh i pediatrisë në Ukrainë - dhe kërkimi për të mbijetuar nën rrënoja vazhdoi deri në orët e para të së martës.
Presidenti Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që të rrisin furnizimet e mbrojtjes ajrore për muaj të tërë, mes sulmeve të shtuara ruse. Zyrtarët e OKB-së thanë se maji ishte muaji më vdekjeprurës për viktimat civile në pothuajse një vit.