Bettel: Dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë rrezikon Luftën e Tretë Botërore
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut ka paralajmëruar se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë do të na sillte në prag të një lufte të tretë botërore.

Xavier Bettel foli për Anadolu të shtunën në Forumin e Diplomacisë në Antalia për qëndrimin e Evropës për luftën në Ukrainë, krizën humanitare në Gaza dhe zgjedhjet e ardhshme të parlamentit të BE-së.

"Pra, ne duhet të shmangim dërgimin e trupave dhe duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe presidenti [rus] [Vladimir] Putin duhet të kuptojë se ata bënë një gabim," tha ai.

Zelensky: Mirënjohje popullit shqiptar për mbështetjen e sinqertë • KosovaPress

Sipas ministrit, dërgimi i trupave në ndihmë të Kievit "do të ishte vërtet" gjëja e fundit për t'u bërë.

Në fillim të kësaj jave, presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, ku Rusia nisi një "operacion special ushtarak" dy vjet më parë.

Kancelari Nehammer paralajmëron se lufta në Ukrainë do të del jashtë kontrollit • KosovaPress

Bettel tha se Luksemburgu mbështet Ukrainën dhe gjithashtu agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, duke theksuar se gratë dhe fëmijët e Palestinës ishin viktima dhe pa paratë njerëzit mund të vdisnin gjithashtu nga uria.

Luksemburgu ka vazhduar financimin e UNRWA-s pasi një mori e kombeve perëndimore pezulluan kontributet e tyre mbi akuzat se punëtorët e saj morën pjesë në sulmet e 7 tetorit kundër Izraelit.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor, Bettel tha se dëshironte që demokratët të kishin shumicën./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024