Betohet kryetari i ri i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq
Lexohet për: 1 min.
asdfs
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në një seancë solemne e cila ka filluar sot në ambientet e Komunës në veri të Mitrovicës, ka dhënë betimin kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

E veçanta e kësaj është se flamuri shtetëror, i cili është vendosur për herë të parë në këtë objekt.

Gjithçka po kalon qetësisht dhe pa incidente, ndërsa përreth objektit të Komunës ka prezencë të shtuar e forcave të sigurisë.

Seancën solemne të Kuvendit Komunal i cili përbehet prej 14 këshilltarëve, prej të cilëve vetëm njëri është serb, e udhëhoqi kryesuesi i këtij Kuvendi, Nexhat Uglanin, i cili kryetarit të ri dhe gjithë këshilltarëve iu uroi sukses në punën e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025