“Beteja” e tretë i takon Trepçës
Lexohet për: 2 min.
15-Trepca
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e tretë e finales së “PlayOff-it” ku fitorja i ka takuar KB Trepçës.

Në derbin e zjarrtë që u luajt në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, KB Trepça e ka mposhtur KB Pejën me shtatë pikë epërsi, respektivisht me shifrat 97:90, raporton KosovaPress.

Pjesën e parë të ndeshjes Trepça e mbylli në disavantazh 42:46. Çereku i parë u mbyll me shifrat 19:21 në favor të Pejës, ndërsa kjo e fundit e mbylli edhe çerekun e dytë në epërsi prej dy pikëve, respektivisht 23:25.

Peja kryesonte edhe në çerekun e tretë, ku shifrat tregonin 25:27 në favor të tyre, por Trepça arriti ta bëjë rikthimin e madh në çerekun e fundit të ndeshjes.

KB Trepça e mbylli çerekun e katërt në epërsi prej 14 pikëve, respektivisht 30:17, kështu edhe duke e fituar ndeshjen në fund me shifrat 97:90.

Më të dalluarit e ndeshjes te Trepça ishin Drilon Hajrizi me 28 pikë, shtatë kërcime e dy asistime dhe Mikaile Tmusic me 25 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Ndërkaq, te Peja më i miri ishte Devoe Joseph me 21 pikë, një kërcim dhe një asistim.

Rezultati final i ndeshjes, 97:90 në favor të Trepçës.

Tani Trepça kryeson serinë e finaleve të “PlayOff-it” 2:1 ndaj Pejës, kështu edhe bën një hap afër titullit të kampionit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025