Ata që e përcjellin NBA në vendin tonë, moti – moti – moti për mos të thënë kurrë më herët nuk kanë parë një beteje kaq të madhe, të ngushtë dhe të paparashikueshme për kualifikim në pjesën shtesë të kampionatit në NBA.
Në “Perëndimin e Egër” të basketbollit në NBA asnjëherë deri tash në histori nuk mbahet në mend betejë më e madhe dhe më dramatike për inkuadrim në Play Off dhe Play In.
Nga pozita e pestë e deri në të dymbëdhjetën fati i papërcaktuar
Golden State Warriors me 42 fitore – 38 humbje aktualisht janë në pozitën e pestë me vetëm 0.5 ndeshje më shumë të fituar se dy rivalët lokal të Los Angelesit që renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë, Clippers (41-38) respektivisht Lakers (41-38).
Mirëpo as “Pelikanët” nuk janë rehat sepse në qafë po u fryjnë “Ujqit” e Minnesotas (40-40) të cilët në pozitën e nëntë kanë vetëm gjysmë fitore më pak.
Krejt në fund, dramë edhe e madhe po zhvillohet në betejën për pozitën e dhjetë dhe të fundit e cila siguron Play In-in dhe për të cilën në garë direkte janë tri skuadra :
11. Dallas Mavericks (37 – 42)
12. Utah Jazz (36-43)
Në veçanti do të jetë tragjike mos kualifikimi i Dallas Mavericks skuadër e cila edicionin e filloj në mënyrë fenomenale pastaj kaloi nëpër një kriz para se të rikthehej në pozitën 6 e cila dërgonte direkt në Play Off sidomos pas fitores fantastike me 18 Mars kundër Los Angeles Lakers (111:110) me trepikëshin e qendrës Maxi Cleber në 20 qindtat e fundit të sekondës duke shënuar sukses pozitiv prej 36 fitoreve e 35 humbjeve.
Mirëpo nga ajo natë, Luka Donqiqi e Kyrie Irving me shokët e tyre të Dallasit nuk panë dritë me sy sepse pësuan seri katastrofave prej 7 humbjeve dhe vetëm 1 fitoreje duke mbetur jashtë “vijës” e cila dërgon së paku në Play In.
ÇDO NDESHJE SI FINALE – EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION
Çdo ndeshje në këto katër netët e fundit të pjesës së rregullt të NBA janë sikurse finale dhe këto emocione e kënaqësi, ju adhurues të basketbollit mund t’i përjetoni vetëm dhe ekskluzivisht adresën ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë: ARTMOTION.
01:30 Basketboll: NBA Miami – Philadelphia S1
E SHTUNË, 08.04.2023
E DIEL, 09.04.2023
19:00 Basketboll: NBA Atlanta – Boston S1
Nga ana tjetër, në Konferencën Lindore gjërat janë qartësuar sa i përket dhjetë skuadrave që vazhdojnë tutje garat dhe tash ka mbetur të definohet nëse Brooklyn Nets (43 fitore -36 humbje ) apo Miami Heat (42 – 37) do të zënë pozitën e gjashtë e cila dërgon direkt në Play Off dhe cila nga ekipet Atlanta Hawks apo Toronto Raptors që aktualisht kanë sukses identik (40 – 39) do të zë pozitën e tetë që jep shumë më tepër gjasa për kualifikim në Play Off përmes kualifikimeve në fazën e Play Init.
Ka edhe më shumë drama basketbolli këtë vikend!
E ENJTE, 06.04.2023
20:00 Prince Caffe Superliga Trepça – Bashkimi (Çerekfinalja e pare) S1
17:00 Superliga e Femrave Prishtina – Bashkimi (Finalja e katërt) S2
E SHTUNË, 08.04.2023
E DIEL, 09.04.2023
17:00 Prince Caffe Superliga Bashkimi – Trepça (Çerekfinalja e dytë) S1/KK
Seria e transmetimeve starton të shtunën me dy ndeshje: Drita – Trepça’89 dhe Ballkani – Malisheva kurse të dielën Artmotion ju sjell tri përballje shumë interesante Prishtina – Dukagjini, Ferizaj – Gjilani e Llapi – Drenica dhe të gjitha duelet fillojnë nga ora 15.
Numëro e numëro e nuk ka fund sepse sporti në vendin tonë shikohet vetëm dhe ekskluzivisht në platformën nr.1 sportive në shqiptari, ARTMOTION
04:30 NBA Phoenix – LA Lakers S1/KK
15:00 Albi Mall Superliga Drita – Trepça ’89 S1
18:30 La Liga Real Sociedad – Getafe S1
21:00 La Liga Real Madrid – Villarreal S1
17:00 Ligue 1 Angers – Lille S3
17:00 ABA Liga Cibona – Zara S4
15:00 Albi Mall Superliga Prishtina – Dukagjini S1/KK
17:00 Prince Caffe Superliga Bashkimi – Trepça (ÇF2) S1/KK
21:30 NBA LA Clippers – Phoenix S1
15:00 Albi Mall Superliga Ferizaj – Gjilani S2
21:00 La Liga Rayo Vallecano – Alt. Madrid S2
15:00 Albi Mall Superliga Llapi – Drenica S3
15:00 Ligue 1 Troyes – Clermont S4
15:00 Ligue 1 Ajaccio – Auxerre S5