Qytetarët nga Deçani shprehen të shqetësuar nga operimi i tri hidrocentraleve në shtratin e lumit Lumbardh. Faton Selmanaj, Muharrem Lulaj e Xhavit Kuçi bashkë me GLPS-në dhe organizatën “Pishtarët" i janë drejtuar edhe instancës së fundit të drejtësisë, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit. Ata thonë se hidrocentralet "Belleja", "Deçani" dhe "Lumbardhi ll" kanë shkaktuar dëme të mëdha, degradim të natyrës, e humbje të disa burimeve të ujit. Deçanasit dhe organizatat joqeveritare kanë kërkuar nga Kushtetuesja që ta bëjnë vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i pati vlerësuar si të ligjshme vendimet për dhënien e lejeve ujore dhe atyre mjedisore për këto tri hidrocentrale.
Sipas tyre, Supremja ka shkelur katër nene të Kushtetutës. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu deklaron për KosovaPress se pëlqimet mjedisore e lejet ujore janë dhënë më parë, për çka thekson se tashmë janë “fakt i kryer".
Muharrem Lulaj thotë se nga viti 2013 ka paditur Komunën e Deçanit, Agjencinë e Pyjeve dhe kompaninë "Kelkos" për ndërtimin e hidrocentralit "Belleja" në pronën e tij, në hapësirë prej 22 ari. Ai këtë padi e përsëritë çdo vit, ani pse qe gjashtë vjet nuk ka marrë përgjigje nga Gjykata Supreme.
Përveç padisë së tij, ai bashkë me dy qytetarë të tjerë, GLPS-në dhe organizatën "Pishtarët" kanë adresuar shqetësimet e tyre në Kushtetuese mbi operimin e tri hidrocentraleve në shtratin e lumit Lumbardh të Deçanit.
Gjykata Themelore në Prishtinë i vlerësoi të sakta të gjitha këto pretendime, duke vërtetuar që të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me tri hidrocentralet e Deçanit ishin nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme. Por pas ankimimit të këtij aktgjykimi, Gjykata e Apelit dhe Supremja e hedhur poshtë padinë e GLPS-së, organizatës "Pishtarët" dhe tre qytetarëve duke lënë në fuqi të gjitha vendimet e ministrisë dhe ZRrE-së.
Adem Lushaj nga shoqëria civile nuk është optimist se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të mbrojtjes së mjedisit.
Megjithatë, ai thotë se si komunë nuk kanë kompetencë dhe se me padi po legjitimohet edhe më shumë kompania.
Ndërkaq, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu arsyetohet se pëlqimet mjedisore e lejet ujore janë dhënë më herët, për çka shprehet se tashmë janë fakt i kryer.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...