Rregullat e Feng Shui-t për tërheqjen e lumturisë dhe energjisë pozitive në shtëpi thonë se është shumë e rëndësishme se ku do ta vendosni orën në shtëpi.
Ora është një simbol i rëndësishëm dhe si i tillë nënkupton lëvizjen, veprimin dhe ndryshimin.
Kjo është dhoma e ndenjes ku banorët komunikojnë më shumë dhe ku kalojnë më shumë kohë.
Gjithashtu një opsion i mirë është vendosja e orës në një studio apo zyrë që tregon se sa kohë keni shpenzuar duke punuar.
Ka disa vende të tjera ku, sipas rregullave të Feng Shui-t, është mirë të mbani një orë. Këto janë dhoma e fëmijëve, si dhe dhoma për ushqyerjen e foshnjave. Është mirë të përdorni vetëm orë që nuk kanë lavjerrës apo zë, por ato digjitale.
Për fëmijët më të mëdhenj, orët përdoren në mënyrë që ata të mos vonohen në shkollë, ndaj është mirë që një të tillë ta vendosni në dhomën e tyre. Orët e zbukuruara me foto të katër stinëve, apo që tregojnë diellin dhe hënën, ditën dhe natën, janë një kombinim i shkëlqyer për të tërhequr energji pozitive.
Asnjëherë mos e vendosni orën në mur përballë derës së përparme. Në lindje, sipas traditës Feng Shui, elementi kryesor është druri. Kjo është arsyeja pse orët prej metali nuk vendosen kurrë në mure dhe zëvendësimet më të mira janë ato prej druri, guri ose plastike.
Për shkak të ritmit të caktuar që dëgjohet gjatë funksionimit të orëve mekanike, mos e mbani në dhomën e gjumit. Ritmi i zemrës dhe i orës që dëgjoni është i ndryshëm dhe bën që zemra të rrahë në mënyrë të çrregullt dhe të acarojë banorët e asaj dhome.