Besnik Tahiri i AAK-së thotë se programi legjislativ ndodhet në kaos
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar partinë në pushtet për dështim në programin e legjislacionit për vitin 2024.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti ka treguar mungesë totale për realizimin e premtimeve dhe prioriteteve programore në këtë gjysmë vit.

“Një qeveri dhe një shumicë e cila është përbetuar në përfshirje dhe drejtësi më të madhe sociale, ka dështuar në të gjitha pikat legjislative të cilat do ta realizonin atë. Kjo nuk është rastësi, sepse në skemat sociale nuk mund të përfshihen në klientelizëm e korrupsion. Për më shumë, nesër do shihni analizën e dështimeve të programit legjislativ 2024 dhe normimit të mashtrimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024