Besnik Osmani jep dorëheqjen nga dega e LDK-së në Fushë-Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Besnik Osmani jep dorëheqjen nga dega e LDK-së në Fushë-Kosovë
Besnik Osmanii
Foto Ilustruese
02/07/2026 - 13:40
Linku u kopjua

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë, Besnik Osmani ka dhënë dorëheqje.

Vendimin e ka konfirmuar asamblisti i këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Ali Topalli.

Osmani, i cili ishte edhe kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës në zgjedhjet lokale të mbajtura në fund të vitit të kaluar, nuk arriti që ta mbajë komunën që ishte konsideruar si bastion i kësaj partie.

Topalli ka konfirmuar dorëheqjen e Osmanit, duke bërë të ditur se arsyeja lidhet me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026 dhe nevojën për reforma të brendshme në parti.

Deri tani, Besnik Osmani nuk ka bërë një deklarim publik lidhur me dorëheqjen e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026