Besiktas synon transferimin e Edon Zhegrovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Besiktas synon transferimin e Edon Zhegrovës
14/04/2026 - 11:27
Linku u kopjua

Gjiganti turk Besiktas ka hyrë fuqishëm në garë për transferimin e yllit kosovar Edon Zhegrova, duke shkaktuar shqetësim të rivali i përjetshëm Galatasaray.

Beshiktashi, duke vazhduar përpjekjet e saj për transferime për sezonin e ri, ka bërë një lëvizje të papritur. Bardhezinjtë, të cilët do të ndahen nga sulmuesi i krahut kosovar Milot Rashica në fund të sezonit, i kanë vënë syrin një tjetër ylli kosovar. Është mësuar se Beshiktashi po shqyrton 27-vjeçarin Edon Zhegrova, i cili luan për Juventusin, derisa menaxhmenti ka kontaktuar me agjentin e Zhegrovës, raporton media turke Fanatik.

Performanca e tij kundër klubit turk ka rritur edhe më shumë interesimin, duke bërë që Besiktasi ta shohë si një përforcim ideal për repartin ofensiv. Në të njëjtën kohë, Galatasaray, një nga klubet më të suksesshme në Turqi dhe në Evropë, nuk e ka harruar ndikimin e tij në fushë dhe mund të përballet me konkurrencë serioze nëse tenton ta transferojë lojtarin. 

Rivaliteti historik mes dy klubeve të Stambollit e bën këtë garë edhe më interesante, pasi transferime të tilla shpesh ndezin tensionet mes tifozëve dhe drejtuesve. 

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026