Besa Famgas fiton Superkupën e Kosovës në hendboll
Lexohet për: 1 min.
4-Besa Famgas
1 vit më parë
Linku u kopjua

Klubi i hendbollit, Besa Famgas e ka fituar titullin e parë për edicionin 2022/23.

Besa Famgas e ka mposhtur sot Kastriotin në Istog me shifrat 36:29, fitore kjo e cila ia siguroi trofeun e Kupës së Kosovës në hendboll, raporton KosovaPress.

Ndeshja u zhvillua në Istog, ku dallimi në rezultat u bë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, të cilën klubi pejan e dominoi plotësisht.

Eugen Saraçini, presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) ishte ai i cili ia dorëzoi trofeun kapitenit të Besa Famgas, Egzon Gjukës.

Superkupa e Kosovës u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa nga ky vit kjo garë do të jetë tradicionale.

Rezultati final i ndeshjes, 36:29 në favor të Besa Famgas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025