BERZH parashikon rritje ekonomike prej 4% në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka parashikuar se rritja ekonomike e Kosovës në vitin 2022 do të jetë 4 për qind.

Një vit më parë, më 2021, rritja ekonomike e Kosovës ishte 10.5 për qind. Në raportin "Prospekti Ekonomik Rajonal, maj 2022" thuhet se "kriza energjitike dhe rritja e çmimeve të ushqimeve janë përkeqësuar nga ndikimi ekonomik i luftës në Ukrainë”.

Më herët Banka Botërore tha se rritja ekonomike e Kosovës do të ngadalësohet në vitin 2022 pas një periudhe rimëkëmbjeje të fortë pas pandemisë.

Rritja ekonomike në vitin 2022 sipas Bankës Botërore pritet të ngadalësohet në nivelin mes tre dhe katër për qind, nëse çmimet do të normalizohen gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Qeveria e Kosovës ka thënë se pret që gjatë këtij viti rritja ekonomike të arrijë në 5.7% ndërsa Banka Qëndrore e Kosovës ka parashikuar një rritje prej rreth 3.3 përqind.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024