Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vjetësh kryetar i Partisë Demokratike, në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme nga Komisioni i Rithemelimit.
Në garë për këtë post ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.
Pjesëmarrja në votim ka qenë mjaft e lartë një shifër e vështirë për t’u krahasuar me proceset e shkuara për sa kohë askush në PD nuk kishte të dhëna të sakta të anëtarësisë.
Berisha sfidoi sërish një vit pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA-ja, duke konfirmuar përmes votës rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike, rikthim që rrezikohet nga një vendim gjykate.
Në të gjitha vendet ku ka mbaruar numërimi i votave është shpallur fitues Sali Berisha, duke lënë pas me diferencë të konsiderueshme votash kandidatin tjetër për kryetar të PD-së Ibsen Elezin.
Bëhet me dije se në Shkodër është shpallur fitues Sali Berisha me 319 vota kundrejt Ibsen Elezit me 67 vota.
Në Has, Berisha shpallet fitues me 803 vota ndërsa Ibsen Elezi 22 vota.
Në Patos ka përfunduar gjithashtu numërimi ku në total kanë votuar 626 anëtarë të Partisë demokratike. 614 vota rezultojnë për Sali Berishën, 11 vota Ibsen Elezi, ndrësa 1 votë e pavlefshme.
Në Maliq Berisha ka marrë 1266 vota ndërsa Ibsen Elezi 10 vota.
Në Bulqizë ka përfunduar gjithashtu numërimi i votave ku 456 anëtarë votuan dhe u shpall fitues Berisha me 431 vota duke lënë pas Ibsen Elezim më 17 vota.
Në Mirditë kanë marrë pjesë në votim 478 anëtarë ku 454 vota i ka marrë Sali Berisha ndërsa 18 vota Ibsen Elezi. 6 vota ishin të pavlefshme.
Në Fier kanë votuar në total 2234 anëtarë, ku Berisha ka marrë gjithsej 2170 ndërsa Ibsen Elezi 46 vota. 18 vota ishin të pavlefshme.
Në Lezhë kanë votuar gjithsej 906 anëtarë, ku 859 vota i ka marrë Sali Berisha ndërsa 39 Ibsen Elezi.
Në Lushnjë votuan gjithsej 815 anëtarë. Berisha ka marrë gjithsej 733 vota ndërsa Ibsen Elezi 73. Të pavlefshme ishin 9 vota./tch