Berisha: Nuk e kam të qartë vendimin e Kushtetueses, është i çuditshëm
Lexohet për: 2 min.
uuu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve, ka deklaruar se nuk e ka ende të qartë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndaj parashtrimit të rastit të tij.

Ai ka thënë se do ta pres versionin final, për t’u qartësuar në tërësi ky vendim.

“Akoma nuk e kam të qartë, pjesa e parë për Kinollin doli e papranueshme. Në pjesën time thotë që duhet të vendoset në meritore, po e presim dokumentin final, sigurisht do të ketë qartësi. Jam shumë i lumtur që i kam bërë shërbim vendit, për faktin që kam luftu një dukuri që ka qenë krim politik, kjo do t’i kushtojë Kosovës, për vendimin që është marrë që nuk është lëshu në trajtimin real”, ka thënë ai.

Nuk rrëzohet Presidentja, Kushtetuesja vendos kundër kërkesës së Veton Berishës dhe Albert Kinollit

Berisha, tha se ai ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të orkestrimit të votave.

“Ka pas koordinim të Listës Serbe dhe partive të komuniteteve të afërta me to, të cilat kanë arritë për pak kohë që me u regjistru dhe me marrë vota të konsiderueshme, p.sh partia boshnjake në zonat ku nuk ka boshnjakë, partia rome ku nuk ka aq boshnjakë sa ka vota. Rezultati ka qenë shumë i lartë në raport me gjendjen reale. Edhe PZAP dhe Supremja, ka konstatu se ka pasur orkestrim të votave. Vendimi është i çuditshëm, thotë vota e lirë, nëse ne s’kemi të drejtë a i bjen që zonja Hoxhiq ka të drejtë, sepse asaj ju kanë marrë votat”, ka thënë ai.

Ai deklaroi se e pranon vendimin, teksa shtoi se nëse është i drejtë do të shihet në zgjedhjet e ardhshme./RTV Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025