Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se mazhoranca socialiste po bëhet mburojë e krimit dhe se do të asgjësojë pushtetin gjyqësor.
Sipas Berishës, nesër kur pritet të hidhet në votim raporti për imunitetin e deputetes Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama “do të vendos de facto asgjësimin e pushtetit gjyqësor.
Berisha nënvizoi se “ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, i cili shtyn masivisht shqiptarët që të heqin dorë nga ndërtimi i ëndrrës së tyre evropiane në Shqipëri dhe të marrin rrugët e dheut për ta ndërtuar atë në vende të tjera”.
Kreu i PD-së tha se nesër opozita do të shënojë një etapë të re në betejën ndaj narkoregjimit, raporton ATSH.
Me besim të madh tek qytetarët shqiptarë se do ti dalin zot ëndrrës së tyre më të bukur, interesit të tyre kombëtar, interesit të tyre personal, familjar, të fëmijëve të tyre, opozita do të udhëheqë kryengritjen paqësore gjer në rrëzimin përfundimtar të këtij regjimi antishqiptar, armiqësor të shqiptarëve”, tha Berisha.