Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Sonja Biserkon, themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
Në takim morën pjesë edhe Nenad Çanak, politikan serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe Mark Baskin, profesor dhe drejtor i Qendrës për Dialog Humanitar.
Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht përfshirjen e komunitetit serb në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe shoqërisë.
Ai njoftoi mysafirët e tij për të drejtat që gëzojnë komunitetet jo-shumicë në Kosovë, si dhe përpjekjet e Qeverisë për rritjen e mundësive për këto komunitete në shumë fusha si arsimi, punësimi dhe siguria e tyre.