Real Madridi u përshëndet me Karim Benzema për herë të fundit në pasditen e sotme, pasi që ylli francez i dha fund aventurës 14 vjeçare në “Santiago Bernabeu”.
Benzema e luajti ndeshjen e fundit të dielën dhe shënoi në barazimin e Realit 1:1 me Athletic Bilbaon, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, Benzema nuk kishte një fjalim të gjatë të planifikuar, dhe morri disa minuta për të falënderuar të pranishmit.
“Faleminderit shumë Real Madridit. Ishte një aventurë e mirë në jetën time. Jam me fat që e kam përmbushur ëndrrën time si fëmijë falë presidentit. Kur të pashë, thashë ‘ai është njeriu që ka sjellë Ronaldon dhe Zidanen’. Ai është i pabesueshëm. Sot është koha për të shkuar dhe për të parë një histori tjetër. Gjëja më e rëndësishme për mua është se gjithçka që kam fituar e kam shijuar si fëmijë. Siç thashë në prezantimin tim "një, dy dhe tre, hala Madrid!", tha Benzema.
“Faleminderit gjithashtu edhe Ancelottit, i cili më dha besimin që nga fillimi. Kam mësuar shumë me ty. Është paksa e trishtuar sepse unë po largohem nga klubi im. Unë nënshkrova për Madridin dhe doja të pensionohesha këtu, por nuk u bë kështu. Faleminderit gjithashtu për tifozët që më kanë dhënë forcë”, tha Benzema.
Benzema raportohet se është afër transferimit te Al Ittihad në Arabinë Saudite, ku po e presin qindra miliona euro për të.
Real Madrid C.F. on Twitter: "? #GraciasKarim ? https://t.co/dQuqxE4zZC" / Twitter