Ben Blushi nderohet me çmimin special “Hyjnesha në fron” në Panairin e librit 2026
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ben Blushi nderohet me çmimin special “Hyjnesha në fron” në Panairin e librit 2026
Ben-Blushi-scaled-1-600x360
20/06/2026 - 18:01
Linku u kopjua

Shkrimtari Ben Blushi u nderua me çmimin special “Hyjnesha në Fron” në kuadër të Panairit të Librit 2026 në Prishtinë.

Gjatë pranimit të çmimit, Blushi tha se libri për të cilin po vlerësohet është një vepër letrare dhe nuk duhet parë si një qëndrim politik apo personal.

 “Ma ka helmuar jetën pak, për fat të keq, dhe më ka vënë në armiqësi me njerëz që nuk donin, por sidoqoftë tani më duan pak më pak. Mua më ka dhënë kënaqësi, në kuptimin e letërsisë. Në fund të fundit, libri për të cilin po marr këtë vlerësim special është vetëm letërsi; nuk është një traktat politik apo një mendim imi. Është letërsi, është fiction.

“Unë shpresoj shumë që ky çmim të më motivojë pak më shumë për të vazhduar të shkruaj dhe jam i bindur se do të vazhdoj të shkruaj me të njëjtin pasion, pavarësisht nga çmimet. Kështu që, ju falënderoj shumë”, u shpreh Blushi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026