Belotti nënshkruan kontratë me Romën si lojtar i lirë
Lexohet për: 1 min.
Andrea Belotti
2 vite më parë
Linku u kopjua

Andrea Belotti ka nënshkruar për Romën në një marrëveshje njëvjeçare si lojtar i lirë, njoftoi sot klubi i Serie A.

Në një deklaratë Roma tha se sulmuesi italian kishte nënshkruar një kontratë fillestare njëvjeçare që zgjat deri më 30 qershor 2023.

"Si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme ekziston edhe opsioni për një zgjatje shtesë dyvjeçare, bazuar në disa kritere të lidhura me performancën," shtoi Roma.

Belotti kishte mbetur pa klub pasi i dha fund një periudhe shtatëvjeçare në Torino, ku shënoi 100 gola në Serie A, në fund të sezonit të kaluar.

Ai vjen pas lëvizjes së sulmuesit ganez Felix Afena-Gyan te Cremonese dhe do të mbështesë qendërsulmuesin e Romës, Tammy Abraham. 28-vjeçari ka 44 paraqitje për Italinë, duke shënuar 12 herë dhe duke u paraqitur në triumfin e “azurëve” në Euro 2020.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024