Beiqi i sjell Kosovës tri medalje të arta dhe dy të argjendta nga “MM Maribor 2024”
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Notarja jonë, Hana Beiqi ka korrur sukses të madh në garën ndërkombëtare “MM Maribor 2024” që u zhvillua në Maribor të Sllovenisë.

Në këtë garë, Beiqi arriti t’i sjellë Kosovës tri medalje të arta dhe dy medalje të argjendta, raporton KosovaPress.

Po ashtu, notarja 15 vjeçare në disiplinën olimpike 50 metra shënoi kohën 27:21 sekonda, duke e çuar në 658 numrin e pikëve të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve të Ujit.

Ndërkaq, në disiplinën joolimpike në stilin 50 metra not në shpinë, Beiqi u bë notarja e parë në histori të Kosovës që kalon numrin e 700 pikëve. Koha që Beiqi e regjistroi ishte 30:16 sekonda.

Sa i përket medaljeve, ajo në këtë garë fitoi medaljen e artë në 50 metra krol (kategoria kadetë), medaljen e argjendtë në 50 metra krol (kategoria absolute), medaljen e artë në 50 metra shpinë (absolute), medaljen e artë në 50 metra shpinë (kadetë) dhe medaljen e argjendtë në 100 metra delfin (kadetë).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024