Behrami ngre dyshime për votat e diasporës, kërkon hetim nga Prokuroria
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Behrami ngre dyshime për votat e diasporës, kërkon hetim nga Prokuroria
Artan behmarimi
Foto Arkiv
18/06/2026 - 12:14
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Artan Behrami ka deklaruar  se gjatë procesit të numërimit të votave ka pranuar shumë ankesa nga numëruesit për zarfe të hapura, zarfe të dyshimtë dhe dyshime për manipulim të votave të diasporës.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë dyshimet mbi votat e diasporës, ndërsa ka shtuar se hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës duhet të ketë për çdo mundësi të keqpërdorimit apo manipulimit të votave të diasporës.

Po ashtu,  ai ka ftuar  të gjithë ata që kanë parë, verifikuar apo kanë informacione për parregullsi të tilla,  t’i raportojnë ato tek institucionet kompetente.

“Integriteti i procesit zgjedhor duhet të mbrohet dhe çdo dyshim duhet të sqarohet përmes një hetimi transparent”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026