Bëhen homazhe pranë Monumentit të të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Osmani Kurti123
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës kryeministri Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe me kabinetin qeveritar kanë bërë nderime pranë Monumentit të të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.

Paraprakisht Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje festive.

Ndërsa, për shënimin e ditëlindjes së 17 të shtetit të Kosovës ekzekutivi ka organizuar një sërë aktivitetesh përfshirë homazhe e ngjarje kulturore.

17 vite më parë, saktësisht në ora 15:39 në një seancë të Kuvendit të Kosovës u bë shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në seancën historike morën pjesë 109 deputetë, nga 120 sosh, të cilët e nënshkruan edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët serb.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Deri tani shtetësinë e Kosovës e kanë njohur 117 shtete të botës, derisa Qiproja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.

17 vjetori i pavarësisë Kosovën e gjen nën sanksione të Bashkimit Evropian.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025