Begaj uron Kosovën në Ditën e Çlirimit: Nderim përjetë heronjve të UÇK-së
Lexohet për: 1 min.
Begaj clirimi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën në Ditën e Çlirimit.

Në këtë ditë ai ka përkujtuar heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe ka shprehur mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën veri-atlantike.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë. Nderim përjetë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirënjohje partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe NATO”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë.

Kosova u çlirua përfundimisht nga Serbia në qershor të vitit 1999.

Kjo u bë pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të, kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, Serbi e Mal të Zi.

24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s, si dhe administrata përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025