Begaj: Të kthejmë vëmendjen te libri shqip
Lexohet për: 2 min.
343015508_1016255059753922_8676642398664926336_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot, në Ditën Botërore të Librit ka bërë thirrje që të kthehet vëmendja te libri shqip.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë thirrje po ashtu, që të mbështeten të gjithë ata që kontribuojnë që gjuha shqipe të mbrohet e pasurohet.

“Të mbështesim dhe të motivojmë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur që trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë. Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit, duke inkurajuar të gjithë e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bdita-nderkombetare-e-librit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025