Begaj takim me akademikë nga Shqipëria e Kosova: Rol thelbësor në ruajtjen e identitetit kombëtar
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Begaj takim me akademikë nga Shqipëria e Kosova: Rol thelbësor në ruajtjen e identitetit kombëtar
akadamiea1234
03/03/2026 - 19:23
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me akademikë nga Shqipëria e Kosova. Në takim ishin të pranishëm: Justina Shiroka Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe akademikë nga të dyja vendet.

Kreu i Shtetit i përgëzoi kryetarët e akademive për bashkëpunimin e deritanishëm në projekte që nxisin promovimin e elementëve identitarë kombëtarë dhe në adresimin e problemeve bashkëkohore shoqërore.

Në mënyrë të veçantë, Begaj shprehu përgëzime për projektin më të madh të dy akademive dhe instituteve albanologjike, “Enciklopedinë e shqiptarëve”.

Begaj vlerësoi se akademikët kanë rol thelbësor në ruajtjen, promovimin e identitetit kombëtar dhe atij gjuhësor shqiptar.

Kreu i Shtetit çmoi temat e konferencave të fundme të përbashkëta të organizuara nga dy akademitë, veçanërisht ato të demografisë, si tema me rëndësi për sigurinë kombëtare, transmeton ATSH.

Presidenti i Republikës Begaj garantoi akademikët se do të kenë gjithmonë mbështetjen e tij si Kryetar Shteti dhe të institucioneve shqiptare për çdo projekt që synon promovimin e historisë sonë kombëtare përmes fakteve dhe të vërtetave shkencore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026