Begaj për Gegën: Frymëzim e përgjegjësi për ta mbështetur
Lexohet për: 2 min.
Luiza Gega
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me atleten Luiza Gega, e cila u shpall mbrëmjen e djeshme kampione e Europës në 3000 metra me pengesa.

Begaj tha se Gega është frymëzim, por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj, si krenari e Shqipërisë.

“Bisedë emocionuese telefonike me kampionen tone, Luiza Gega. Frymëzim por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë!”, u shpreh Begaj në rrjetet sociale.

Atletja shqiptare ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Europës në Europianin e atletikës që u mbajt në Mynih.

Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë.

Ajo mori kryesimin në garë që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjitha rivalet.

Sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Yuliya Zaripova. /ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024