Begaj në Kosovë, pritet të shpallet “Qytetar Nderi” nga Drenasi e Deçani
Lexohet për: 1 min.
Bajram Begaj - Vizita ne Kosove (5)
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet të shpallet “Qytetar Nderi” nga dy komuna të Kosovës, ajo e Drenasit dhe e Deçanit.

Në njoftimin për media nga Komuna e Deçanit bëhet e ditur se presidenti Begaj do ta vizitojë këtë komunë të dielën, teksa ai në ora 11:00 pritet të bëj homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Ndërsa në ora 12:00 Presidenti Begaj do të shpallet "Qytetar Nderi" i kësaj komune, në sallën e Kuvendit Komunal, në një seancë solemne.

Kurse, të nesërmen, i pari i shtetit shqiptar do të nderohet edhe nga Komuna e Drenasit.

Në njoftim thuhet se Begaj do të shpallet “Qytetar Nderi” në një seancë solemne që do të fillojë nga ora 11:00, teksa ai pritet të ketë edhe aktivitete të tjera gjatë ditës në këtë komunë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024