Begaj dhe Zonja e Parë festuan me fëmijët e ushatarakëve në misione paqeruajtëse
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj festuan sot me fëmijët e ushatarakëve në misione paqeruajtëse, fëmijë të shtëpisë së foshnjes “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, si dhe fëmijë të stafit të Institucionit të Presidentit.
Aktiviteti, i cili ishte i mbushur me momente kulturore dhe dëfryese për fëmijët, organizuar me iniciativë të Zonjës së Parë, kishte si synim të vendosë theksin te nevoja që ka çdo fëmijë për t’u rritur në një ambient mbështetës e motivues.
Zonja Begaj u shpreh se fëmijët duhet t’i bëjnë që të ndihen të sigurt dhe gjithmonë të mbrojtur.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Aktiviteti kulmoi me një surprizë emocionuese, ku së bashku me presidentin Bajram Begaj, fëmijët e ushtarakëve në misione paqeruajtëse patën mundësinë të përshëndeteshin në një lidhje të drejtpërdrejtë me baballarët e tyre. Po ashtu, nuk kanë munguan këndet e leximit, shfaqje të sjella nga Teatri i Kukullave apo Cirku Kombëtar i Tiranës e plot aktivitete të tjera, të cilat entuziazmuan të vegjlit.