Beppe Marotta beson se Juventusi është skuadra favorite për të fituar titullin e Serie A këtë sezon pasi ata nuk janë të përfshirë në garat evropiane.
Interi qëndron i dyti në tabelën e Serie A, dy pikë prapa Milanit dhe dy më shumë se Juventusi dhe Fiorentina. Megjithatë, Marotta beson se “Bianconerët” janë favoritët për të fituar Scudetton këtë sezon.
“Përvoja më thotë se mundësia për të planifikuar një sezon vetëm me Serinë A dhe Kupën e Italisë është një avantazh. Kjo është arsyeja pse unë them se Juventusi është favorit për titull.”, shtoi ai.
Inter mundi Milanin 5-1 në “Derby della Madonnina” muajin e kaluar, por ka mbledhur vetëm katër pikë në tre ndeshjet e fundit të Serie A.
“Nerazzurrët” vizitojnë Torinon në ndeshjen e parë pas pushimit të shtunën e ardhshme përpara se të presin RB Salzburg në Ligën e Kampionëve dhe Romën në Serie A.
Interi nuk e ka fituar titullin e Serie A që nga viti 2020-21 me Conte në krye të skuadrës.