BeerFest Kosova frekuentohet edhe nga qytetarë nga bota
Lexohet për: 4 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Mijëra qytetarë, natën e së premtes frekuentuan festivalin tradicional më të madh të birrës “BeerFest Kosova”.

Në mesin e tyre nuk munguan as qytetarët nga Nju Jorku e Alaska.

Ivai, i cili vjen nga Nju Jorku ka thënë se festivali i birrës është më i madhi në Prishtinë.

“Jam nga Nju Jorku. Na duhej të bënim diçka këtë vikend, duket fantastike, parti më i madhi në Prishtinë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Nick nga Alaska i cili është në Kosovë që dy muaj është shprehur se festivalin ia kishin rekomanduar qytetarët, dhe për të dhe shoqërinë e tij tingëllonte interesante dhe vendosën që të vizitojnë këtë festival.

“Ne dëgjuam për të dhe menduam se tingëllonte shumë bukur dhe vendosëm që të vijmë...Të gjithë janë shumë të sjellshëm dhe të ndihmueshëm edhe sot unë humba dhe njerëzit dolën shumë nga rruga e tyre për të më ndihmuar dhe unë isha si “jo është mirë” dhe ata ishin “jo unë do të ndihmoj”.Mendoj se muzika do të jetë e mirë, qejf”, është shprehur Nick.

Po ashtu, William i cili kishte ardhur në Kosovë për pushime ka shtuar se do të qëndrojnë deri në përfundim të festivalit.

“Të shohim se si do të bëhet, është pak herët, do të jemi këtu tërë kohën deri të përfundojë”, ka shtuar William.

E një qytetar nga Komuna e Vitisë, i cili jeton në Zvicër, Arben Abdullahu ka theksuar se është hera e parë e tij që po merr pjesë në BeerFest Kosova.

“Besoj se do të jetë shumë mirë, jam për herë të parë këtu. Në Zvicër shkojmë në AlbaFestival gjithmonë dhe erdhëm të shohim edhe këtu si është. Këtu vetëm sonte jemi, se do të shkojmë në pushime pastaj”, ka vijuar ai.

Përveç skenës madhështore, e lojërave të ndryshme, zëdhënësja e BeerFest, Rina Zeka ka treguar për KosovaPress, se për herë të parë në BeerFest do të mund të marrin pjesë edhe gjeneratat 16-17 vjeç, por të cilët do të pajisen me wrist bend të veçanta dhe nuk do të kenë qasje në alkool.

Zeka, ka vijuar se natën e tretë do të jetë DJ i famshëm turk, Burak Yeter, duke përfshirë edhe disa emra të tjerë mbresëlënës.

Përveç muzikës dhe pijeve fantastike, në natën e tretë do të transmetohet edhe finalja e EURO 2024 për të gjithë fansat e futbollit.

“Këtë vit BeerFesti ka edicionin e 14-të, për dallim prej viteve paraprake, këtë vit presim një miks gjeneratash duke e ditë edhe lineup është gjithë përfshirës edhe i përket të gjitha shijeve muzikore por që këtë vit i kemi shtuar edhe llojet e birrave dhe llojet e pijeve freskuese. Edicioni i BeerFestit, përveç një skene madhështore, për herë të parë përfshin edhe gjeneratat 16 dhe 17, por të cilët në hyrje kanë me u pajisë me wrist bend të veçanta dhe nuk munden të blejnë pije alkoolike, por që është kënaqësi ata me qenë prezent dhe me e shiju..Sot si natë e pare, përveç përzgjedhjes së mirë muzikore, këtë vit kemi super emra, natën e tretë që vlen të theksohet është Burak Yeter. Po ashtu do ta kemi edhe transmetimin e finales EURO 2024 dhe pretendojmë që të gjithë ata tifozë në një ambient feste me ardhë me shiju lojën.Qëllimin në edicionet e para e ka pasur promovimin e pijeve vendore, në formë tradicionale ka kalu në traditë”, është shprehur Zeka.

Hapja e këtij edicioni të festivalit më të madh në vend pa dyshim që është bërë nga këngëtari tashmë i njohur për publikun, Blerando.

E për ta mbyllur në mënyrën e duhur, me zërin e ëmbël të këngëtarit më të dashur për publikun, Yll Limani.

Me 15 korrik, gjithashtu do të performojnë edhe grupi i famshëm HELLBANIANZ.

https://kosovapress.com/beerfest-kosova-2024-nis-edicionin-e-ri-ne-atmosfere-madheshtore
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024