Në shenjë mbështetjeje në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa kanë mbërritur, sot në Kiev.
Von der Leyen tha se ishte në Kiev sepse “Ukraina është Evropë”.
On the 3rd anniversary of Russia’s brutal invasion, Europe is in Kyiv.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen)
We are in Kyiv today, because Ukraine is Europe.
In this fight for survival, it is not only the destiny of Ukraine that is at stake.
It’s Europe’s destiny. pic.twitter.com/s0IaC5WYh6
Ndryshe Bashkimi Evropian ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe sigurinë evropiane për datën 6 mars.
Ky lajm u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa në një postim në rrjetin social X.Derisa presidenti i SHBA-së Donald Trump filloi negociatat me Rusinë pa Ukrainën dhe Evropën, dhe e quajti liderin ukrainas “diktator”, pasi Kievi nuk mbajti zgjedhje në vitin 2024, për shkak të agresionit ushtarak rus.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi se është gati të largohet nga presidenca nëse kjo do të thotë paqe për Ukrainën, duke bërë shaka se largimin e tij mund ta shkëmbejë me hyrjen e vendit të tij në NATO.
Lexo edhe:
https://kosovapress.com/be-do-te-mbaje-samit-urgjent-per-ukrainen/