Becker rrëfen përjetimet e saj gjatë luftës në Kosovë: Zëri i foshnjes më përndjek edhe sot
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Humanistja britanike, Sally Becker ka ndihmuar gratë dhe fëmijët gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje. Ani pse ishte burgosur, plagosur e rrahur, ajo nuk ishte ndalur së ndihmuari, në veçanti fëmijët refugjatë.

Becker tregon për KosovaPress rrugën nëpër të cilën ka kaluar, sfidat dhe përjetimet e saj gjatë misionit humanitar në Kosovë.

Misioni i saj në Kosovë kishte nisur në vitet e 90-ta, kur po sillte ndihma për nënat dhe fëmijët, e kur kufijtë ishin mbyllur, ajo ishte ngjitur në këmbë për të sjellë ilaçe për fëmijë në Junik.

Ajo tregon për KosovaPress se deputeti Hydajet Hyseni e kishte ndihmuar që t’iu shpëtonte snajperëve.

Ndonëse me këmbë të lënduar, ajo nuk ishte ndalur dhe sot ende ndjen makth nga ajo që kishte përjetuar në Kosovë, kur regjimi i Millovesheviqit ishte në kulmin e egërsisë së vet.

Por, kjo situatë qetësie ndonëse në kushte të vështira, nuk kishte zgjatur. Humanistja britanike tregon sesi pas pak kishin dëgjuar zhurmën e mitralozëve dhe granatave që kishin shpërthyer aty pranë.

Forcat e regjimit serb më pas i kishin dërguar që të gjithë në stacionin policor në Gjakovë, ku Becker i ishte caktuar masa e parabugimit prej 30 ditësh, për t’u liruar dy javë më vonë.

E kur Becker ishte plagosur nga forcat paramilitare serbe, ishte presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Rexhep Meidani, që i kishte ofruar ndihmë, porse ajo nuk kishte mundur të largohej pa fëmijët.

Ajo tregon sesi kishte arritur të merrte leje për ta dërguar për shërim vajzën e vogël 3-vjeçare.

Për të mbetet i paharruar momenti kur kishte gjetur nënat shqiptare nga Kosova tek hanin e pinin në Shqipëri, bashkë me fëmijët e tyre.

E tash kur në Kosovë erdhi përmes linjave të rregullta ajrore, ajo thotë se ndjeu kënaqësi të madhe.

Lajmi i plotë është në sistemin në parapagim

Humanistja britanike, Sally Becker ditë më parë mbajti një fjalim në konferencën e 2-të vjetore me temë “Nuk ka paqe pa gra”, të mbajtur në Kuvendin e Kosovës.   Ndryshe, përveç në Kosovë, ajo ka dhënë kontributin e saj edhe gajtë luftërave e konflikteve në Bosnje e Hercegovinë, Irak, në disa vende të tjera dhe së fundmi në Ukrainë./N.Jakupi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024