Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha wshtë në mesin e yjeve kryesore që do të performojnë në edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival.
Bebe Rexha është artistja e radhës, performuese kryesore në këtë edicionin. Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur për hitet e saj dhe perfomancat plot gjallëri, pritet të elektrizojë atmosferën në Prishtinë.
Paraqitja e Bebe Rexhës në festival është një moment specifik për skenën vendore muzikore pasi që thekson edhe një herë ngritjen e yjeve shqiptare në skenën globale të muzikës.
Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare e njohur për hitet si "Meant to Be", "I'm a Mess" dhe "In the Name of Love”, ka marrë zemrat e publikut nga mbarë bota me zërin e saj të fuqishëm dhe stilin unik.
“Baby, I'm Jealous” (bashkë me Doja Cat) është një hit tjetër me më shumë se 161 milionë klikime e fill pas saj “No Broken Hearts” (bashkë me Nicki Minaj) me 145 milion klikime. Rexha është e njohur edhe si tekstshkruese dhe është prapa shumë hiteve si “The Monster” nga Eminem dhe Rihanna. Ajo po ashtu ka shkuar këngë për artistë të tjerë si: Madonna, Selena Gomez, Nick Jonas, Iggy Azale, Bella Thorne etj.
Fesitvali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme nga 25 deri më 28 korrik.