BE: Të zbatohen marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, të diskutohet për substancë
Lexohet për: 1 min.
stano-091023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë të martën se nga Kosova e Serbia presin që këtë vit ta zbatojnë në plotni marrëveshjen e Brukselit bashkë me aneksin e Ohrit.

Stano para mediave në Bruksel theksoi se palët e dinë se ku qëndrojnë dhe çka duhet bërë, duke shtuar se është mundësi e mirë që të mos diskutohet për formalitete, por për substancë.

"Të gjithë e dinë se ku qëndrojmë. Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe ne presim zbatimin e plotë. Ky vit ofron një mundësi të mirë për të filluar me të vërtetë të punoni shumë, duke mos diskutuar formalitetet, por duke punuar për të prodhuar rezultate konkrete dhe thelbësore”, theksoi Stano.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025