Negociatorët e Bashkimit Evropian arritën sot një marrëveshje politike për tregun e karbonit në bllokun evropian, reduktimin më të shpejtë të emetimeve të gazrave që ngrohin planetin dhe vendosjen e çmimeve të reja për karburantet e përdorura në trafikun rrugor, që përmbajnë dyoksid karboni nga 2027.
Sipas marrëveshjes së rënë dakord nga negociatorët, tregu i karbonit në BE do të reformohet në mënyrë që emetimet e gazit të reduktohen me 62 për qind deri në vitin 2030 në krahasim me nivelin e vitit 2005.
“Momenti kyç është viti 2027. Të gjithë duhet të shkurtojnë emetimet deri atëherë ose do të duhet të paguajnë shumë”, tha kryenegociatori i Parlamentit Evropian Peter Lees, duke shtuar se ai shpresonte se ky afat do të inkurajonte investimet në energjinë e gjelbër.
Nga viti 2026-2034, BE-ja do të heqë gradualisht lejet falas të dyoksidit të karbonit që i jep aktualisht industrisë për ta mbrojtur atë nga konkurrenca e huaj.