BE-ja po planifikon një ofensivë për të kundërshtuar narrativat ruse sipas të cilave “anksionet perëndimore janë bërë përgjegjëse për ndërprerjen e furnizimit global të drithërave dhe plehrave”.
Afrika dhe Lindja e Mesme janë në rrezik të preken rëndë nga pamundësia e Ukrainës për të transportuar të korrat e saj masive të drithit nga Deti i Zi.
"Sanksionet tona nuk ndikojnë në eksportet e ushqimit dhe plehrave nga Rusia," theksoi një zyrtar i lartë i BE-së, duke iu referuar çështjeve të ngritura nga Macky Sall, president i Senegalit dhe Kryetar i Bashkimit Afrikan, në fjalimin e tij drejtuar liderëve të BE-së në samitin e tyre.
Sipas një zyrtari të lartë të BE-së, do të kishte një ngurrim të pronarëve ndërkombëtarë të anijeve për të dërguar anijet e tyre në portet ruse për të marrë grurë dhe plehra.
Udhëheqësit e BE-së u kishin bërë thirrje vendeve afrikane që të mos binin në një fushatë propagandistike të udhëhequr nga Rusia që portretizonte pasigurinë aktuale globale ushqimore si rezultat i sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
BE-ja dhe Bashkimi Afrikan ranë dakord për një mesazh të bashkuar për sigurinë ushqimore, i cili fajin për ndërprerjet në furnizimin me ushqime e vendos drejtpërdrejt mbi supet e presidentit rus Vladimir Putin.
“Dua të jem shumë e qartë, ne nuk kemi sanksione për produktet ushqimore dhe bujqësore, nuk kemi sanksione për këtë”, shtoi ajo, duke vënë në dukje se eksporti i plehrave ruse në vendet jo anëtare të BE-së nuk ndikohet nga sanksionet e Brukselit.
Por përtej çështjes së ushqimit, Sall kishte ngritur edhe problemin e pagesave për furnizime ushqimore, të cilat pengohen nga përjashtimi i disa bankave ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SËIFT.
Rusia bazohet në krizën ushqimore që ka krijuar për të forcuar marrëdhëniet në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Ndër të tjera, Moska u përcjell mesazhin vendeve në zhvillim që kanë nevojë për grurë se “miqtë e Rusisë nuk do të mbeten prapa”.
Ekspertët besojnë se një arsye kryesore pse disa narrativa dezinformative pro-ruse për luftën në Ukrainë kanë gjetur rezonancë, veçanërisht në Azinë Juglindore, është se ata kanë përdorur me sukses ndjenjat tashmë ekzistuese anti-SHBA dhe anti-perëndimore.
Veçanërisht që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, janë shfaqur kritika se Task Forca Lindore StratCom, pjesë e shërbimit diplomatik të BE-së, ka qenë e pafinancuar dhe e pambështetur dhe duhet të jetë më ambicioze në të ardhmen.
“Ne nuk po luftojmë mjaftueshëm në luftë, nuk jemi luftarak në fushën e ideve”, tha diplomati i lartë i BE-së.
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell do të udhëtojë në Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore në dhjetë ditët e ardhshme, dhe pritet që kjo çështje të përfshihet në axhendën e tij.
Për më tepër, ministrat e jashtëm të BE-së në qershor pritet të shqyrtojnë ndikimin më të gjerë gjeopolitik të luftës dhe do të diskutojnë një kuti mjetesh të përforcuara për të kundërshtuar ndërhyrjen e huaj dhe manipulimin e informacionit.