BE mirëpret marrëveshjen KEDS-Elektrosever: Sipas kësaj do të fillojë furnizimi me energji në veri
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian ka mirëpritur nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë Elektrosever.

BE me anë të një komunikate e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të udhërrëfyesit për energjinë.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të plotë të udhërrëfyesit për energjinë, për të cilën u ra dakord në qershor 2022 në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, duke mundësuar zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë të 2013 dhe 2015”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Lidhja e kësaj kontrate nënkupton që Elektrosever do të fillojë furnizimin me energji elektrike për katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Kjo do t’i jep fund praktikës aktuale të parregulluar”, ka shtuar ai.

BE ka falënderuar të gjithë të përfshirët që e bën të mundur dhe pret që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë me shpejtësi zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë, si dhe të gjitha, marrëveshjet e tjera në kuadër të dialogut në interes të normalizimit të marrëdhënieve./KlanKosova

Lajçak: KEDS dhe Elektrosever kanë nënshkruar sot kontratën komerciale - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024