Takimi i 17 dhjetorit mbetet i paqartë pas sulmit terrorist në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian nuk ka bërë të ditur nëse do të zhvillohet takimi i caktuar më 17 dhjetor, në nivel kryenegociatorësh, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit. As Qeveria e Kosovës nuk dha ndonjë përgjigje për KosovaPress, nëse do të kushtëzojnë pjesëmarrjen në takimin e dialogut Kosovë-Serbi, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Në ekzekutiv ishin të heshtur edhe sa i përket mundësisë për takim trilateral dhe për agjendën e diskutimit mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.

Ndërkohë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk presin përparim në dialog, përderisa siç thonë, vazhdon qasja destruktive e Serbisë. Skeptik për progres në dialog janë edhe nga opozita dhe njohës të këtij procesi.

Institucionet e Kosovës kanë akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit të fundit terrorist në veri, ku u cenua infrastruktura kritike e Kosovës, derisa Serbia ka mohuar akuzat.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni thotë se nuk mund të ketë përparim në dialog me qasjen e njëanshme të ndërmjetësit, Miroslav Lajçak, si dhe me destruktivitetin e Serbisë.

Opozita ndërkaq kritikon Qeverinë për mostrasparencë në procesin e dialogut me Serbinë. Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit Evropian nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se me Qeverinë aktuale nuk mund të ketë përparim në këtë proces.

Ndërkaq, njohësi i integrimit evropian, Avni Mazrrezku mendon se takimi 17 dhjetorit është vetëm përmbushje e agjendës së emisarit, Lajcak.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryengeciatorëve u mbajt më 24 tetor në Bruksel, por nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të dakorduar nga palët në vitin 2023.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024