BE-ja kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen për llogaridhënie
Lexohet për: 1 min.
peter stano
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje në veri të Kosovë.

Stano ka përsëritur thirrjen e Bashkimit Evropian për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm, dhe siç thuhet është e përkushtuar për drejtësi.  

“Kosovë: 1 vit pas sulmit në Banjskë BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të atyre që janë përgjegjës dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe përgjegjësi. Është një kujtesë e nevojës për përpjekje të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë dhe avancimin me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano në X.

Në padinë e ngritur ndaj 45 serbëve të grupit terroristë, të siguruar nga KosovaPress, dëshmitari i mbrojtur thotë se më datë 24.09.2023 rreth orës 09:00 të mëngjesit, ka ecur kodrave të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe rreth orës 10:00, kishte shkuar në Rogozna, që është 500 metra deri në 1 km larg me kufirin e Kosovës.

https://kosovapress.com/detaje-nga-padia-cka-ndodhi-me-terroristet-qe-iken-nga-banjska-ne-serbi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025