BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe kompromis për presidentin
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe kompromis për presidentin
Palatova1234
07/05/2026 - 17:11
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka kërkuar formim të shpejtë të qeverisë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, si dhe kompromis ndërpartiak për ta zgjedhur presidentin e vendit.

Ajo theksoi nevojën që qeveria e ardhshme të ketë një shumicë të fuqishme në parlament, veçmas për zbatim të reformave në kuadër të agjendës evropiane.

Palatova: Duam të shohim formim të shpejtë të qeverisë dhe kompromis për presidentin

Video:

“Duhet të shohim një formim të shpejtë të institucioneve, me një qeveri që ka shumicë të fortë në kuvend, që ka aftësi të gjenerojë kompromise të shëndetshme ndërpartiake për të zgjedhur presidentin dhe të vazhdojë me reformat. Së treti, karakteri shumetnik i Kosovës është me vlerë të madhe për të gjitha shtetet tona anëtare. Të gjitha kryeqytetet tona vëzhgojnë ruajtjen e tij, angazhimin konstruktiv me të gjitha komunitetet shumicë, në mënyrë që të gjithë kosovarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të ndiejnë se kanë një shtëpi dhe perspektivë këtu”, tha ajo të enjten në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026