Bashkimi Evropian do të nisë së shpejti mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Lajmi u bë publik këtë të martë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, në përmbyllje të Presidencës qipriote të Këshillit të Bashkimit Europian.
Në një mesazh publik, Kos vlerësoi se Presidenca qipriote i dha një shtysë të fortë procesit të zgjerimit. Mes vendeve që shënuan përparim gjatë këtij gjashtëmujori, Shqipëria i është qasur mbylljes së kapitujve të parë vetëm pak më shumë se 1 vit që nga hapja e tyre.
Shqipëria gjendet aktualisht në grupin e parë të atyre që pritet të anëtarësohet së bashku me Malin e Zi. Për këtë të fundit, Komisionerja renditi si sukses pas 17 vitesh nisjen e punës së Bashkimit Evropian punën për hartimin e një Traktati Anëtarësimi për një shtet të ri.
Traktati i Anëtarësimit firmoset duke shënuar një marrëdhënie të re të vendit që pranohet me Bashkimin Evuropian. Hapi tjetër është ratifikimi i këtij traktati nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.