BDI: Rrjeti korruptiv me kompaninë e afërt me Dodikun - Zbulohen dy kontrata...
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
BDI: Rrjeti korruptiv me kompaninë e afërt me Dodikun - Zbulohen dy kontrata...
04/05/2026 - 10:23
Linku u kopjua

Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut bënë të ditur se Burim Latifi dhe ndërmarrja shtetërore MEPSO nuk është ndalur me vetëm një kontratë, por ka thelluar bashkëpunimin e saj me kompaninë “Elnos BL” nga Republika Srpska e afërt me Millorad Dodikun, raporton KosovaPress.

Sipas BDI-së, Burim Latifi dhe MEPSO, në të njëjtën ditë kanë lidhur jo një, por dy kontrata me këtë kompani, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën dhe transparencën e këtij bashkëpunimi.

BDI kërkon nga Latifi që të publikojë në mënyrë të hapur dhe transparente vendimin fillestar të organit kompetent, përmes të cilit ndërmarrja ka humbur një kontest shumëmilionësh në dëm të shtetit.

“Në komunikimet e deritanishme të MEPSO-s dhe subjektit VLEN, nuk është mohuar asnjëherë lidhja që kompanitë pjesë e konsorciumit “Elnos BL” dhe “Kodar Elektromontaža” kanë me figura si Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq”, thuhet .

Më tej thuhet se si mbrojtje, ata theksojnë se tenderi i ri është fituar nga një konsorcium i udhëhequr nga kompania kroate “Dalekovod”, e njohur për përvojën e saj ndërkombëtare dhe operimin sipas standardeve më të rrepta evropiane.

“Megjithatë, në arsyetimet e tyre mbetet e paqartë pse nuk ka asnjë reflektim për rolin e dy kompanive të tjera në këtë konsorcium apo nëse heshtja është e qëllimshme për të shmangur të vërtetën”, thuhet në reagim.

“Është dita e pestë dhe Burim Latifi hesht dhe nuk është pronocuar se pse kontratat e tij me kompaninë nga Republika Srpska çuan në një dëm prej 6 milion euro. Prokuroria përkatëse e vendit duhet ta hetojë çdo detaj. Bëhet fjalë për shuma milionëshe që bien në kurriz të qytetarëve”, thuhet në fund të njoftimit të BDI-së.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026