Një numër i madh i simpatizuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) janë grumbulluar sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup për të festuar. Mes të pranishmëve janë edhe Artan Grubi dhe Nazim Bushi. “U çlirua Çairi, fitoi Maqedonia Evropiane. Me gjithë ato obstruksione, me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI-në dhe Ali Ahmetin votuesit u përcaktuan për BDI-në dhe Ali Ahmetin, kjo fitore do të dyfishohet më 8 maj. Kjo fitore do të jenë garantuese për Maqedoninë Evropiane. Jemi te sheshi jonë, këtë shesh e ka ndërtuar Ali Ahmeti dhe UÇK-ja. Dhe ky nuk është provokim”, tha Grubi. Ndërkohë paraprakisht zyrtarët e VLEN-it kanë lëshuar zyrat dhe janë zhvendosur në zyrat e lëvizjes demokratike. Në shesh janë vërejtur edhe një numër i madh i forcave policore. /AlsatMk