Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Regjistrin Qendror në Maqedoninë e Veriut, ku, siç thuhet nga kjo parti, janë realizuar 40 avancime në detyrë, por asnjë prej tyre nuk i ka takuar përfaqësuesve shqiptarë.
Sipas kësaj partie, ky fakt përbën një shkelje serioze të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe ngre shqetësime për trajtimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Nga kjo parti theksohet se përgjegjësi direkte për këtë situatë mban edhe VLEN-i, si pjesë e qeverisë, duke kritikuar heshtjen e “rivalëve politike” përballë, siç e quajnë, cenimit të të drejtave të shqiptarëve.
BDI kërkon sqarime të menjëhershme lidhur me kriteret dhe procedurat e ndjekura për këto avancime, si dhe ndërmarrjen e masave konkrete për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë në institucionet publike.