Studentët në disa universitete në Iran organizuan dje protesta antiqeveritare, të parat në një shkallë të tillë që nga një shtypje e përgjakshme e demonstratave nga autoritetet muajin e kaluar, sipas BBC.
Sipas raporteve, studentët marshuan në Universitetin e Teknologjisë Sharif, në Teheran në fillim të semestrit të ri. Një protestë e ngjashme u raportua edhe në qytetin verilindor të Mashhadit.
Ndërkohë, SHBA-ja ka rritur praninë ushtarake pranë Iranit dhe presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se po shqyrton një sulm të kufizuar ushtarak.
SHBA-ja dhe aleatët e saj evropianë dyshojnë se Irani po ndërton një armë bërthamore, një pretendim që Teherani e ka mohuar vazhdimisht.
Por, pavarësisht këtij progresi, Trump më vonë tha se brenda 10 ditëve të ardhshme, bota do të merrte vesh, nëse ishte arritur një marrëveshje me Iranin apo nëse SHBA-ja do të ndërmerrte veprime ushtarake.
Presidenti amerikan i ka mbështetur protestuesit iraninanë, duke i inkurajuar ata me premtimin se “ndihma ishte në rrugë e sipër”.
HRANA tha gjithashtu se po hetonte 17 000 vdekje të tjera të raportuara.
Autoritetet iraniane thanë muajin e kaluar se më shumë se 3 100 persona ishin vrarë, por shumica ishin personel sigurie ose kalimtarë të sulmuar.
Opozita në mërgim po i bën thirrje presidentit Trump të mbajë premtimet dhe të sulmojë Iranin, duke shpresuar të rrëzojë shpejt qeverinë aktuale. Por grupet e tjera të opozitës kanë kundërshtuar ndërhyrjen e jashtme.