Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Bayerni Munich dhe Plzen, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota nga ky takim.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni e ka shkatërruar Plzenin duke e mposhtur me shifrat 5:0, raporton KosovaPress.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane shënoi golin e parë për Bayernin në Ligën e Kampionëve, duke e thelluar epërsinë e gjigantit gjerman në ndeshjen e sotme në 3:0 në minutën e 21’.
Kampioni gjerman nuk u ndal së shënuari edhe në pjesën e dytë, ku Leroy Sane shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayernin në minutën e 59’.
Me pikët e reja, Bayerni përforcon pozitën e parë në Grupin C me gjithsej nëntë pikë, krahas Plzen që zë vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.
Rezultati final, 5:0 në favor të Bayernit.