Bayerni e pranon haptazi, përkrah Izraelin
Lexohet për: 2 min.
4-Bayerni Mazraoui
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kampioni gjerman, Bayern Munich ka lëshuar një komunikatë zyrtare, sa i përket postit të Noussair Mazraoui, i cili kishte qëndrim pro Palestinës në konfliktin me Izraelin.

Bayerni ka pasur një bisedë të detajuar dhe qartësuar me Noussair Mazraoui këtë javë, raporton KosovaPress.

Qëllimi i kësaj bisede ishte postimi i Mazraouit në “Instagram” në lidhje me terrorin ndaj Izraelit para dy javësh, i cili çoi në acarim dhe kritika.

“Noussair Mazraoui na ka siguruar në mënyrë të besueshme se, si një person paqedashës, ai refuzon me vendosmëri terrorin dhe luftën. Ai pendohet nëse postimet e tij kanë shkaktuar acarim,” thotë Jan-Christian Dreesen, shefi ekzekutiv i Bayernit.

Më tej, në komunikatën e Bayernit, ky i fundit pranoi haptazi se përkrah Izraelin në konfliktin me Palestinën.

“FC Bayern dhe Noussair Mazraoui kundërshtojnë me vendosmëri transferimin e konfliktit të Lindjes së Mesme dhe dhunën e tij në Gjermani, e cila është e angazhuar për paqen. Urrejtja dhe dhuna e çfarëdo lloji nuk kanë vend në kulturën politike të Gjermanisë. FC Bayern qëndron në anën e komunitetit hebre në Gjermani dhe në anën e Izraelit; asgjë nuk justifikon vrasjen e fëmijëve dhe familjeve. FC Bayern është i bindur se futbolli duhet të zhvillojë fuqinë e tij të balancimit midis kulturave të ndryshme, veçanërisht në momentet më të vështira. Noussair Mazraoui do të mbetet në skuadrën e FC Bayern, por aktualisht është jashtë për shkak të një dëmtimi që ka pësuar gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare me kombëtaren marokene”, shkruhej në komunikatën e Bayernit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025