Zinedine Zidane dëshiron të punojë sërish si trajner dhe menjëherë pasi e konfirmoi këtë, shumë klube kanë shfaqur interesimin e tyre, duke përfshirë edhe gjigantin bavarez Bayern Mynih.
Pas tre vitesh, Zinedine Zidane është gati të rikthehet në stolin e trajnerëve. Në premierën e dokumentarit për trajnerin kampion të botës të Italisë, Marcello Lippi (2006), ish- trajneri i Real Madridit zbuloi për Sky Italia se është gati t’i rikthehet punës së trajnerit. "Do të doja patjetër të kthehesha në stol", tha ai, përcjellë KosovaPress.
Zidane së fundmi ka qenë i lidhur me ish-klubin e tij Juventus . "Një e ardhme në Itali? Pse jo, gjithçka mund të ndodhë. Për momentin jam duke bërë gjëra të tjera, por do të shohim", tha 51-vjeçari.
Në verën e vitit 2021, Zidane dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si trajner në Madrid. Me Los Blancos, ish-lojtari i klasit botëror fitoi Ligën e Kampionëve tre herë dhe fitoi dy tituj kampion në La Liga .