Bayern mposht Realin dhe Havertz shpëton Arsenalin në Ligën e Kampionëve
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bayern mposht Realin dhe Havertz shpëton Arsenalin në Ligën e Kampionëve
real
07/04/2026 - 22:56
Linku u kopjua

Mbrëmja e parë e çerekfinaleve të Champions League ka prodhuar rezultate befasuese dhe dramë deri në sekondat e fundit.

Në "Santiago Bernabéu", Bayern Munich ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales duke mposhtur Real Madridin me rezultat 1-2.

Bavarezët shkëlqyen me Luis Diaz dhe Harry Kane, të cilët realizuan në momentet kyçe të lojës, ndërsa Kylian Mbappe ngushtoi shifrat në minutën e 74-të, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Portieri Manuel Neuer ishte padyshim njeriu i ndeshjes, duke ndalur disa herë sulmet e furishme të "Los Blancos".

Në anën tjetër, Arsenali ka arritur një fitore të madhe dhe mjaft të vështirë në Lisbonë kundër Sporting CP me rezultatin 0-1.

Ndeshja ishte e mbushur me ankth për ekipin e Mikel Artetës, pasi përveç golit të anuluar nga VAR-i për Zubimendin, "Topçinjtë" humbën për shkak lëndimesh edhe dy shtylla të ekipit, Martin Odegaard dhe Leandro Trossard.

Megjithatë, xhokeri Kai Havertz u shfaq në skenë në minutën e 90-të, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë Arsenalit një avantazh të artë përpara duelit të javës së ardhshme në Londër.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026